Lajmet e fundit
Presidenti Sejdiu i drejtohet Kuvendit
, 12.07.2010
Bazuar në nenin 84 pikës 30 të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, Presidenti Sejdiu mbajti sot fjalimin vjetor para deputetëve të Kuvendit.
Fjalimin e Presidentit Sejdiu e përcollën edhe Komandanti i KFOR-it, Gjenerali Markus Bentler dhe ambasadorë të akredituar në Prishtinë.
I pritur me duartrokitjet e deputetëve të pranishëm, Presidenti nisi fjalimin e tij duke thënë: ”Ndihem shumë i nderuar të paraqes para jush fjalimin tim vjetor, me të cilin dua t’ju njoftoj, ju deputetë dhe qytetarë të dashur të vendit tim, për punën time si President i Republikës së Kosovës gjatë një viti”.
Gjatë fjalimit të tij, Presidenti në mënyrë kronologjike paraqiti angazhimet që bien në fushëveprimtarinë e tij, e të cilat i përkasin periudhës nga korriku i vitit 2009, kur kishte mbajtur fjalimin e tij të fundit para deputetëve. Duke iu referuar të arriturave të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë e deri sot, presidenti vlerësoi se Kosova ka bërë hapa vendimtarë për të ndërtuar institucionet demokratike të vendit. Në lidhje me këtë, ai shtoi: ”Republika e Kosovës, gjatë këtyre dy viteve e gjysmë të pavarësimit të saj, ka arritur të bëjë hapa vendimtarë për t’i ndërtuar institucionet e saj demokratike; ka arritur të ketë Kushtetutën dhe Ligjet, Gjykatën Kushtetuese, Agjencinë e Inteligjencës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe të gjitha i ka bërë në përputhshmëri të plotë me Pakon e Ahtisarit”. Po ashtu, Presidenti Sejdiu vlerësoi lart dhe shumë të suksesshme organizimin e zgjedhjeve për pushtetin lokal. Me theks të veçantë ai vlerësoi zgjedhjet e mbajtura në komunën e re të Parteshit të banuar me shumicë nga komuniteti serb, ku morën pjesë mbi 65 për qind të qytetarëve me të drejtë vote. ”Kjo pjesëmarrje kaq e lartë është një tregues faktik se Republika e Kosovës po ecë sigurt drejt standardeve më të avancuara të shtrirjes së pushtetit lokal sa më pranë qytetarëve”, tha Presidenti.
Duke paraqitur një ekspoze të angazhimeve të tija në rrafshin ndërkombëtar, presidenti foli për vizitat që u ka bërë shteteve dhe qeverive jashtë vendit, ndër të cilat ai veçoi vizitat në SHBA, Republikën e Turqisë dhe Gjermanisë. Në këtë kontekst, ai tha se, për herë të parë janë realizuar vizitat e para edhe në kontinentin e Azisë dhe të Afrikës, përkatësisht në Malajzi dhe Malavi.
Në vijim të fjalës së tij, Presidenti Sejdiu për një çast ua përkujtoi deputetëve se, Kosovës vazhdon t’i bëhet e padrejtë edhe në rrafshin e përfaqësimit në garat sportive ndërkombëtare siç është Kampionati Botëror i futbollit, që përfundoi mbrëmë në Afrikën e Jugut. “Kosova ka shumë talent, por atyre u mohohet padrejtësisht e drejta për të konkurruar me të tjerët”, tha Presidenti Sejdiu, duke përkujtuar se kombëtarja Zvicerane pati tre përfaqësues nga Kosova.
Në fjalimin e sotëm, Presidenti i Republikës paraqiti edhe raportet e mira me fqinjët tonë të parë, Maqedoninë, Shqipërinë dhe Malin e Zi. Ai këtë e pasqyroi me samitin e organizuar nga ai në Prizren. ”Unë pata nderin që gjatë muajit qershor të këtij viti të jem nikoqir i Samitit të Tretë të liderëve të rajonit, i cili u mbajt në një ndër vendet me të bukura të Kosovës, në Prevallë të Prizrenit. Sikur edhe dy takimet e para, të mbajtura në Vlorë dhe në Ohër, edhe takimi i mbajtur në Prizren dëshmoi gatishmërinë tonë të përbashkët që të gjejmë mënyra praktike për ta lehtësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve”, tha Sejdiu. Duke iu referuar nevojës së qytetarëve për lëvizje të lirë, Presidenti tërhoqi vërejtjen se, vendet e rajonit, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi, tashmë janë pjesë e liberalizimit të vizave, ndërsa Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina do të jenë së shpejti, as Republika e Kosovës nuk mund të mbetet jashtë këtij procesi. Ai i bëri thirrje që Komisioni Evropian t’i japë Kosovës Udhëzuesin për liberalizimin e vizave dhe ta fillojë sa më shpejt dialogun për liberalizim.
Po ashtu, zhvillimi ekonomik dhe arsimi kishin zënë vend të posaçëm në fjalimin e sotëm të Presidentit të Republikës. Duke vlerësuar rritjen e shënuar ekonomike prej katër për qind, Presidenti tërhoqi vërejtjen se, ndonëse në aspektin statistikor ky duket një trend pozitiv, kjo rritje natyrisht që nuk është e mjaftueshme, kur dihet se në Kosovë kemi shkallë shumë të lartë të papunësisë dhe jemi ndër vendet më të varfra të Evropës. Ndërkaq, duke folur për arsimin, presidenti shtoi: ”Arsimi cilësor është çelësi kryesor për realizimin e shumë reformave të nevojshme për zhvillimin e vendit tonë”.
Duke vlerësuar se stabiliteti dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës janë faktorë të rëndësishëm për të ardhmen e rajonit, dhe qëndrimet destruktive të Serbisë që na i rikujtojnë skenat e dikurshme të thirrjeve shoviniste, Presidenti bëri apel bashkësisë ndërkombëtare që Serbisë t’i thuhet shkurt dhe hapur se ajo nuk mund të synojë anëtarësimin në familjen evropiane pa hequr dorë nga politika e saj nacional-hegjemoniste, e cila solli pasoja të tmerrshme për të gjithë popujt e rajonit, duke përfshirë edhe vetë popullin serb, prijësit e të cilit ende nuk po mund të distancohet nga ajo politikë. Sa i përket bisedimeve me Serbinë dhe tezës për ndërrim kufijsh Presidenti i vendit tha: ”Me Serbinë mund të bisedojmë kudo dhe kurdo për të gjithat temat që janë me interes për dy shtete sovrane dhe fqinje, por asnjëherë për çështjen e pavarësisë”. Ndërkaq, për idenë e lëvizjeve të kufijve u shpreh se burizanët e këtyre ideve duhet ta dinë se një eksperiment i tillë do të hapte Kutinë e Pandorës për krejt Ballkanin Perëndimor.
Në vijim, presidenti foli për nevojën e luftës të pa kompromis kundër korrupsionit dhe reformimin e gjyqësorit, si domosdoshmëri e vendit. Në fund, Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi, falënderoi Presidentin për fjalimin e mbajtur.