Lajmet e fundit

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës

, 12.07.2010




Kuvendi i Republikës së Kosovës, në seancën e sotme të kryesuar nga kryetari dr. Jakup Krasniqi, ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2010, si dhe katër projektligje të tjera, me amendamente të komisioneve parlamentare.

Kuvendi, me shumicë votash, ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin e normës së akcizës në Kosovë, Projektligjin për Administratën tatimore dhe procedurat, si dhe Projektligjin për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.

Arsyetimin për miratim të këtyre projektligjeve e ka dhënë kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Gani Koci, i cili ka thënë se ato janë në kuadër të kornizës së kërkuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.

Krahas miratimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin, deputetët kanë miratuar edhe rekomandimet e Komisionit për Buxhet dhe Financa, për buxhetin e rishikuar të Gjykatës Kushtetuese për vitin 2010, buxhetin e rishikuar të KQZ-së dhe atë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.
Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës