Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komsionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport
, 13.07.2010
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, i udhëhequr nga kryetari i Komisionit, z. Arsim Rexhepi, në mbledhjen e sotme diskutoi për Raportin e ministrit të Minsitrisë për Kulturë, Rini e Sport, z. Lutfi Haziri, në lidhje me gjendjen në sportin e Kosovës.
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, përfaqësuesit e disa federatave të sporteve të Kosovës, si dhe përfaqësuesi i KDI-së.
Në vazhdim, duke biseduar për gjendjen e sportit në Ksoovë, ministri Haziri theksoi sa ajo është mjaftë e rëndë dhe e ndërlikuar, para së gjithash për shkak të gjendjes së rëndë materiale e cila mbretëron në të gjitha fedearatat sportive. Në këtë gjendje shumë të rëndë dukshëm ka ndikuar edhe fakti se federatat sportive të Kosovës nuk janë pranuar nga shumica e federatave ndërkombëtare të sporteve.
Minsistri Haziri theksoi se, deri më tani në federatat ndërkombëtare të sporteve,në cilësinë e anëtarit të barabartë pa kurrfarë kufizime, kurse gjashtë të tjera janë pranuar me kufizime të caktuara.
Përndryshe, për mospranim në këto federata ndërkombëtare të sportit po ndikon edhe më tutje statusi i padefinuar i Kosovës si shtet, si p.sh. Federata Ndërkombëtare e Futbollit ( FIFA), në statutin e të cilës shkruan se kusht për t’u anëtarësuar në këtë Federatë është të jeshë anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, anëtare e së cilës Kosova nuk është ende. Përndryshe, sipas fjalëve të ministrit, këtyre ditëve sportistët kosovarë kanë filluar përgatitjet për Lojrat olimpike 2012, të cilat do të mbahen në Britaninë e Madhe, përkatësisht në Londër.
Duke diskutuar për problemet tjera në sportin e Kosovës, ministri Haziri theksoi se ka edhe mjaftë kurdisje rezultatesh dhe shitblerje të ndeshjeve, prandaj kjo ka ndikim negativ në gjendjen e tërësishme, para së gjithash sportit kosovar në përgjithësi i jep pamje të keqe. Në vazhdim z. Haziri theksoi se kjo Ministri, deri në shtator të këtij viti, do të përgatitë versionin përfundimtar të P/ligjit për sportin dhe P/ligjit për sponsorizimin e sportit në Kosovë, në mënyrë që me këto ligje sporti kosovar të përfitojë një përkrahje t,ë mirë legjislative dhe financiare.
Në fund, ministri theksoi se edhe Ministria që ai e udhëheq, gjithashtu edhe Qeveria e Republikës së Kosovës, po punojnë në Strategjinë e cila sportin kosovar në të ardhmen do ta shpie në momente më të ndritshme.
Në adresë të ministrit Haziri si dhe të përfaqësuesve të disa federatave sportive të Kosovës, anëtarët e Komisionit parashtruan shumë pyetje.