Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
, 13.07.2010
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i kryesuar nga z. Sadik Idriz- kryetar, sot mbajti mbledhje dhe për temë diskutimi pati shqyrtimin e Projekt- dokumenteve të propozuara nga UNDP-ia në lidhje me gjendjen në shëndetësinë e Kosovës.
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e UNDP-së dhe KDI-së.
Pas një diskutimi gjithëpërfshirës për këtë Projekt- dokument, anëtarët e Komisionit morën vendim që, në këtë mbledhje të mos merret kurrfarë vendimi, por për këtë të bisedohet edhe një herë në njërën nga mbledhjet e ardhshme të Komsionit.