Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi
, 20.07.2010
Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi i Kuvendit të Kosovës, ka shqyrtuar sot dy raporte të komisioneve funksionale për ligje të caktuara dhe i ka proceduar ato për në Kuvend, me disa vërejtje.
Në raportin me amendamente të komisionit përkatës në Projektligjin për Produktet dhe Pajisjet Medicinale, anëtarët e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi kanë konstatuar se tri amendamenteve janë në kundërshtimin me ligjin. Ndërsa, rreth raportit me amendamente në Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Shoqëritë Tregtare, është dhënë një vërejtje në amendamentin që ka të bëjë me veprat penale.
Në këtë mbledhje, e cila u udhëhoq nga kryetari Bahri Hyseni, u njoftua se janë marrë, pa vërejtje, raportet e komisioneve rreth Projektligjit për Gjykatat, i cili edhe është proceduar për miratim në Kuvend.