Lajmet e fundit

Nesër Kuvendi mban seancë solemne

, 26.08.2010




Kuvendi i Republikës së Kosovës nesër, më 27.8.2010, do të mbajë seancë solemne për të nderuar ministrin e Jashtëm të Republikës Federale të Gjermanisë, z. Guido Westerwelle, i cili me një fjalë rasti do t’u drejtohet deputetëve të Kosovës.

Nga agjenda e vizitës së z. Westerwelle në Kuvendin e Kosovës:

13:50 – 13:55 Arritja e z. Guido Westerwelle në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës

13:55 – 14:05 Takim me kryetarin e Kuvendin të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi

(Mediet mund të marrin pamje në hyrje të ndërtesës dhe në takim)

14:05 – 14:35 Seanca solemne

(Përfaqësuesit e medieve (xhirues dhe fotoreporterë) mund ta përcjellin seancën gjatë gjithë kohës sa zgjat ajo)

Për vëmendje:

Kamerat duhet të pozicionohen në sallën e seancave 15 minuta para fillimit të seancës.