Lajmet e fundit
Mbledhja e Kuvendit të Republikës së Kosovës
, 06.09.2010
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka nisur sot sesionin vjeshtor të punimeve, me miratimin në parim të një sërë projektligjesh. Në këtë mbledhje, e cila u udhëhoq nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit (një pjesë të mbledhjes e udhëhoqi anëtari i Kryesisë, Xhavit Haliti), deputetët ngritjen çështje të ndryshme brenda kohës për deklarime jashtë rendit të ditës, ndërsa gjatë kohës së pyetjeve parlamentare, ministrat: Ahmet Shala, Lutfi Zharku dhe Mahir Yagcilar, iu përgjigjën pyetjeve të tyre. Tutje, Kuvendi nuk e përkrahu kërkesën e Grupit Parlamentar 7+ për heqjen nga rendi i ditës të shqyrtimit të Projektligjit për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.
Kuvendi shqyrtoi dhe miratoi në parim Projektligjin për Inspektoratin Policor të Kosovës, Projektligjin për tregtinë e mallrave strategjike, Projektligjin për ish-të burgosurit politikë, Projektligjin për mbrojtjen e natyrës, Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe Transmetimin dhe atë për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.
Duke e prezantuar Projektligjin për Inspektoratin Policor të Kosovës, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, theksoi se përmes këtij projektligji përcaktohet misioni, organizimi, funksionimi, detyrat dhe përgjegjësitë e Inspektoratit Policor, si agjension i pavarur në kuadër të MPB-së. Rexhepi tha se objekt i veprimtarisë së këtij projektligji, është: parandalimi, zbulimi, dokumentimi dhe hetimi i veprave penale, të kryera nga punonjësit e Policisë së Kosovës, pa dallim grade dhe pozite.
Projektligjin për tregtinë e mallrave strategjike, para deputetëve e prezantoi ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku. Duke potencuar rëndësinë e madhe të këtij projektligji, Zharku tha se ai rregullon një fushë mjaft të ndjeshme, ndërsa përfshin mallrat ushtarake dhe ato me përdorim të dyfishtë.
Kuvendi shqyrtoi dhe miratoi në parim edhe Projektligjin për ish-të burgosurit politikë, të cilin, në emër të grupit të deputetëve të nënshkruar për hartimin e tij, e prezantoi deputeti Hydajet Hyseni. Duke e vlerësuar si nevojë imediate nxjerrjen e këtij ligji, Hyseni tha se ai është hartuar nga Shoqata e ish të Burgosurve Politikë, në bashkëpunim me Shoqatën e Juristëve të Kosovës dhe me partnerë të tjerë vendorë e ndërkombëtarë, ndërsa grupi prej 81 deputetëve e ka proceduar atë për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Kosovës. Hyseni tha se ndërkohë janë rishikuar dhe janë përshtatur dispozita të caktuara të projektligjit, të cilat e bëjnë atë më të qartë dhe më të implementueshëm.
Projektligji për mbrojtjen e natyrës ishte pikë tjetër diskutimi në Kuvend, nxjerrjen e të cilit, ministri Lutfi Zharku e konsideroi si shumë të nevojshme dhe në përputhje me rrethanat e reja në Kosovë. Gjithashtu, u miratuan edhe Projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe Transmetimin, si dhe ai për Regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Duke e prezantuar këtë të fundit, ministrja e Administratës Publike, Edita Tahiri, theksoi se regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, paraqitet si nevojë e domosdoshme dhe prioritare për Kosovën. Ajo theksoi se qëllimi kryesor i tij është krijimi i bazës ligjore dhe i parakushteve për realizimin e statistikave zyrtare për realitetin demografik në vend.
Gjatë ditës së sotme, Kuvendi shtyu pikën që kishte të bënte me Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Botërore dhe atë rreth propozimit të Bordit Drejtues të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për shkarkimin e Guvernatorit të BQK-së.
Mbledhja vazhdon nesër në orën 10:00.