Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Bujqësi...

, 14.09.2010




Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, në mbledhjen e sotme të udhëhequr nga kryetari Naser Rugova, ka përkrahur amendamentet e propozuara në grupi punues në Projektligjin për vlerësimin strategjik mjedisor dhe ka caktuar grupin punues për amendamentimin e Projektligjit për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e duhanit.

Gjithashtu, anëtarët e komisionit e kanë miratuar propozim-agjendën për monitorimin e Ligjit për tokat bujqësore, për të cilin u dakordua të fillojë në muajin tetor. U diskutua edhe rreth mundësisë së organizimit të një konference dyditore në muajt e ardhshëm, në të cilën do të diskutohej rreth çështjeve që lidhen me bujqësinë dhe mjedisin në Kosovë.
Mbledhja e Komisionit për Bujqësi...