Lajmet e fundit
Fjala e anëtarit e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Xhavit Haliti në Samitin e kryetarëve të komisioneve për punë të jashtme të vendeve të Evropës Juglindore
, 20.09.2010
Të nderuar pjesëmarrës!
Ndihem shumë i nderuar që jam pjesëmarrës i këtij Samiti dhe që m’u dha mundësia të prezantohem e të flas para Jush!
Ndihem edhe më shumë i nderuar, si Nënkryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit, si qytetar i shtetit të Kosovës, të shtetit më të ri në Rajon dhe në Evropë, për të mos thënë edhe në Botë që ky Samit “Mbi bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian”, zhvillohet në Prishtinë. Ju falenderoj për praninë Tuaj këtu dhe, përmes Jush edhe Parlamentet e shteteve, që Ju përfaqësoni në këtë Samit.
Ndokush nga ne, të pranishmit, mund të mos arrijë t’i kuptojë apo edhe t’i keqkuptojë ato që thashë më parë. Por, kushdo qoftë ka të drejtë të dyshojë mbi vlerësimin me “tone” superlative të pranisë së miqve në shtëpinë pritëse nga mikpritësi. Sepse jo kushdo mund ta kuptoi faktin qe ende shteti i Pavarur i Kosovës vazhdon të mbetet peng i historisë dhe i koniukturës ndërkombëtare të pas Luftës së Parë Botërore, që determinoi dhe ligjëroi padrejtësisht pushtimin dhe kolonizimin e Kosovës nga Serbia.
Historia jonë, gati 90-vjeçare me Serbinë, dihet, siç dihet edhe gjithë ecuria e Kosovës pas qershorit të 1999-ë. Jo vetëm ne, pjesëmarrësit në këtë samit, por edhe disa të munguar në të e dinë se shteti i Kosovës, i njohur deri sot nga 70 shtete anëtare të OKB-së, u ndesh, brenda gjashtë mujorit të fundit të këtij viti, dy herë me Serbinë në dy instanca të OKB-së,në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë dhe në Asamblenë e Përgjithëshme të Kombeve të Bashkuara.
Kam përshtypjen se ju fola për gjëra, që Ju i dini. E them këtë, sepse në tre vitet e fundit keni qenë pranë nesh, duke na njohurdhe mbështetur si shtet, si aktor dhe si factor në bashkëpunimin rajonal dhe në integrimin evropian të Ballkanit Perendimor.
Mendoj se u zgjata disi dhe, për këtë ju kërkoj falje në shfaqje të pozicionit emocional dhe parashtrimit të ecurisë më të fundit historike të Kosovës. Por e bëra këtë me besimin se do t’i shërbente trajtimit realist në diskutim: “Mbi bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian”.
Objekti i këtij Samiti mendoj se ngërthen dy çështje edhe të pavarura edhe në ndërvarësi të njëra-tjetrës. Arrij në këtë përfundim, sepse bashkëpunimi rajonal nuk kushtëzohet aq nga vullneti dhe predispozita politiko-shtetërore e vendeve fqinje, sesa nga miqësia e detyrueshme gjeografikisht dhe historikisht e tyre. Dhe kjo aktualisht, në globalizimin e Botës, kur dikur është thënë dhe pranuar sentenca “miku i mirë pas murrit të lartë”, është shndërruar në të kundërtën “Siguria e çdo vendi, ecuria ekonomike, stabiliteti social dhe pozicionimi i gjithësecilit në strukturat kontinentale dhe ndërkontinentale varet dhe kushtëzohet nga raportet rajonale.
Ne, vendet ballkanike, BE-ja na shikon, vlerëson dhe trajton në mënyra të ndryshme. Pa guxuar të hyj në kuptimin dhe kufijtë gjeografikë të Evropës Juglindore, nuk mund të mos përmend që disa nga vendet e rajonit, që janë disi më afër në distancë hapsinore nga Kosova sesa disa prej të pranishmëve,nuk janë të pranishëm Dhe këta të munguar janë vende emblematike ballkanike, e dy prej tyre të njohura botërisht si Ballkano-Perendimore.
Kosova shtet është pjesë e Ballkanit, që në distancë hapsinore është më afër Brukselit sesa kryeqytetit të ndonjë vendi ,që është pjesë e Ballkanit, e, megjithatë, ndihet psikologjikisht, ligjërisht dhe realisht shumë larg BE-së, sesa çdo shtet i Ballkanit Perendimor. Dhe kjo ndjesi nuk mendoj se shkaktohet nga ecuria historike e krijimit dhe e paskrijimit të shtetit të Kosovës, sesa nga qendrimi disi dyshues i BE-së ndaj Ballkanit, që shfaqet në qendrimin ndaj Turqisë dhe Kroacisë, që për mendimin tim duhej të ishin prej vitesh anëtarë të BE-së. Dhe, kur këto dy vende dëshirojnë dhe presin anëtarësimin, Kosova as nuk pretendon të konkurrojë dhe të anëtarësohet njëherësh në BE me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë. Jemi shteti i funditi i krijuar në Ballkan, jemi subjekti i fundit shtetëror i krijuar në rajon, në kontinent dhe në Botë dhe, ndaj kemi koshiencën dhe durimin të presim. Të presim që fqinji ynë verior, Serbia, pas humbjeve të vazhdueshme mbi 10-vjecare politike, ushtarake e diplomatike, të ndryshojë orientimin nga Lindja në Perëndim. I takon Serbisë të reflektoi për të zhbllokuar këtë situatë dhe, mesa duket, ka indikacione të një prirjeje për kalimin e saj drejt Perëndimit. Rezoluta e përbashkët Serbi-BE, e miratuar me konsensus në Asamblenë e Përgjithëshme të OKB-së, mund të konsiderohet e të interpretohet si një shfaqje dhe dëshmi e politikës sunduese e aktive serbe për t’u afruar me Perëndimin; për t’iu shmangur pengmarrjes së saj nga atavizmi mesjetar nacionalist.
Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor jo vetëm nuk mund të bazohet, por edhe s’mund të krahasohet me anëtarësimin në BE të Kroacisë, Turqisë, që e kanë merituar prej kohësh këtë anëtarësim, dhe që ne dëshirojmë ta dëgjojmë sa më parë lajmin për anëtarësimin e tyre. Shteti i Kosovës nuk pretendon të integrohet në BE para se të anëtarësohet në OKB. Ne jemi në këtë rrugë: ne synojmë dhe shpresojmë që të jemi sa më shpejt anëtar i Kombeve të Bashkuara.
Kosova, gjeografikisht dhe në konribute hisotike ka qenë dhe mbetet faktor në qendër të Evropës. Konsiderohemi, si gjithë Ballkani, Europë-Juglindore, duke llogaritur për këtë emërtim gjeografik edhe malet Urale si pikë referimi. Realisht Prishtina është më afër Brukselit sesa Sofia, Ankaraja dhe Shkupi. Por, Kosova ka një veçori e kushtëzim specifik si askush nga vendet e pranishme në këtë samit: Ecuria e konsolidimit tonë shtetëror dhe e integrimit tonë evropian ende është i lidhur dhe i kushtëzuar nga zhvillimet politiko-shtetërore në Beograd. Raportet tona me këtë proces janë dhe do të jenë të ndërlidhura, por jo të ndërvarura nga raportet Beograd-Bruksel. Për një gjë jam i bindur, që bashkëpunimi rajonal dhe siguria rajonale nuk do të mbeten peng dhe nuk do të kushtëzohen kurrë drejtpërsëdrejti nga raportet Prishtinë- Beograd, sepse, Prishtina shtetërore e politike, si deri tani, është dhe do të jetë konsekuente dhe e vendosur në mbështetje dhe në mbrojtje të sigurisë dhe të stabilitetit në rajon.
Me besimin që më keni mirëkuptuar për sa thashë!
Faleminderit!