Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike
, 21.09.2010
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, u shqyrtua Raporti Vjetor i Auditimit, për vitin 2009. Në këtë takim ishte i pranishëm Auditori Gjeneral, Lars Lage Olofsson, i cili para anëtarëve të komisionit ka paraqitur raportin në fjalë, me rekomandime.
Gjatë prezantimit të tij Olofsson tha se konkluzioni kryesor në këtë raport është se pasqyrat financiare të Buxhetit të Kosovës në të gjitha aspektet materiale konsiderohen të drejta dhe të vërteta nga ana e tyre. Ai tha se ZAP-i ka vërejtur disa mangësi në lidhje me cilësinë e informacionit dhe se notat në pasqyrat financiare vjetore duhet të jenë më transparente.
“Sa i përket menaxhimit financiar dhe kontrollit, situata e përgjithshme në komuna është alarmuese. Mendoj se Qeveria duhet të nis një program specifik për ta tejkaluar situatën në të cilën jemi tani”, tha Olofsson.
Megjithatë, ai tha se janë ndërrmarrë hapa sa i përket rregullimit të menaxhimit financiar dhe kontrollit, por zbatimi aktual i menaxhimit financiar dhe i kontrollit duhet të forcohet.
Qeveria duhet të forcojë rolin e saj si përfaqësuese e pronarëve në ndërrmarrjet publike, tha Olofsson, i cili theksoi faktin se duhet të ndryshohet Ligji për Ndërrmarrjet Publike.
Anëtarët e Komisionit gjatë diskutimit të tyre pasi paraqitën shqetësimet e tyre rreth gjetjeve nga ana e Auditorit të Përgjithshëm, theksuan se institucionet nuk po i përfillin rekomandimet e Auditorit, duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i zbatojë të gjitha rekomandimet e ZAP-it. Më tej anëtarët e komisionit përkrahën Raportin Vjetor të Auditimit, për vitin 2009, i cili do të procedohet tutje.
Gjatë këtij takimi anëtarët e komisionit u njoftuan lidhur me përgjigjen e ZAP-it sa i përket kërkesës së Komisionit për Raportin e auditimit të menaxhimit financiar të NQ “TERMOKOS”, Prishtinë, për vitin 2009, të cilët kërkuan nga ZAP-i që të përgatisë një raport tjetër të auditimit, me një ekip tjetër, lidhur me pasqyrat financiare të Termokos-it, meqë ata shpalosën sërish disa vërejtje rreth ekipit që ka udhëhequr auditimin në këtë ndërmarrje.
Po ashtu anëtarët e komisionit u njoftuan lidhur me zbatimin e rekomandimeve për KQZ-në, të dhëna në Raportin e Auditimit të Pasqyrave Financiare, për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2009, pastaj me veprimet e ndërmarra nga Avokati i Popullit, lidhur me zbatimin e rekomandimeve, në Raportin e Auditimit të Pasqyrave Financiare për vitin 2009, si dhe lidhur me planin e implementimit të Rekomandimeve të ZAP-it, lidhur me Raportin e auditimit të pasqyrave financiare të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.