Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi uron homologen shqiptare, Topalli
, 08.10.2010
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr.Jakup Krasniqi, ka uruar sot kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Sh. S. Zonjën Jozefina Topalli me rastin e miratimit nga Parlamenti Evropian të raportit për liberalizimin e vizave.
Në telegramin e urimit të kryeparlamentarit Krasniqi thuhet:
E nderuar Zonja Jozefina Topalli
Kam kënaqësinë e veçantë që në emër të Kuvendit dhe të popullit të Republikës së Kosovës t'ju uroj Juve dhe popullit të Republikës së Shqipërisë votimin e Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë me vendet e Bashkimit Evropian.
Duke përshëndetur miratimin e raportit për liberalizimin e vizave nga Parlamenti Evropian, i cili hap rrugën lëvizjes së lirë të shqiptarëve, shpreh bindjen time të thellë në suksesin e Republikës së Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Ju siguroj, Shkëlqesi që Republika e Kosovës do të angazhohet për thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit vëllazëror midis dy vendeve tona.
Pranoni konsideratën time më të lartë për Ju dhe për popullin e Shqipërisë.