Lajmet e fundit

Nga Komisioni për të drejtat, interesat e komuniteteve dhe kthim

, 12.10.2010




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të drejtat, interesat e komuniteteve dhe kthim, të kryesur nga Sanije Alijaj-nënkryetare e parë e Komisionit, u shqyrtua Projektplani i veprimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për Integrimin evropian të vitit 2010, me theks të veçantë në sfidat e tjera.

Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e OSCE, NDI dhe të KDI-së.

Në këtë mbledhje anëtarët e Komisionit njëzëri i miratuan Projektligjin për inspektoriatin policor dhe Raportin e Komisionit funkcional, me amendamente, që do t’i dërgohët Kuvendit të Republikës së Kosovës për shqyrtim dhe miratim. Sa i përket Planit të veprimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për integrimin evropian të vitit 2010, me theks të veqantë në sfidat e tjera, u pajtuan që secili veç e veç të jap sugjerime dhe propozime për këtë plan veprimi.
Nga Komisioni për të drejtat, interesat e komuniteteve dhe kthim