Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
, 20.10.2010
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Gani Koci, kryetar, ka shqyrtuar dhe përkrahur katër projektligje me amendamente të komisioneve funksionale, ndërsa ka refuzuar një kërkesë.
U përkrahën amendamentet e komisioneve funksionale në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për blegtorinë e Kosovës, në Projektligjin për rezervat shtetërore të mallrave, në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Protokollin e shtetit të Republikës së Kosovës dhe në atë për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të komunës.
Komisioni ndërkaq, nuk e përkrahu kërkesën e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, për rritje të pagave, duke vlerësuar se ajo nuk ka bazë ligjore.