Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi dënon vrasjen e fëmijës Leutrim Musliu
, 07.03.2011
Me rastin e krimit në fshatin Uglar, kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, dënon këtë akt makabër.
“Vrasja e 14-vjeçarit, Leutrim Musliu, ka tronditur të gjithë qytetarët e Kosovës.
Në emrin tim dhe të Kuvendit të Kosovës shpreh dhembjen dhe njëherësh familjes Musliu u shprehim ngushëllimet më të thella.
Kjo vrasje është një akt tejet i rëndë kriminal dhe i shëmtuar. Kërkojmë nga organet e rendit që sa më parë kriminelët t’ i vërë para organeve të drejtësisë”, thekson kryekuvendari Krasniqi.