Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

, 21.03.2011




Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, i kryesuar nga z. Saša Rašiæ, kryetar i Komisionit, sot mbajti mbledhjen konstituive.

Në mbledhje, krahas njoftimit të ndërsjellë të anëtarëve të Komisionit, u mor vendim që, për mbledhjen e ardhshme, të përgatitet Plani dhe Programi i punës së Komisionit për vitin 2011.

Komisioni do të jetë në këtë përbërje: Saša Rašiæ- kryetar, (GP SLS), dy zëvendëskryetarë Myzejene Selmani, (GP KKR), Albert Kinolli (GP 6+), si dhe anëtarët: Lumnije Morina (GP PDK), Lirije Kajtazi (GP LDK), Agim Kuleta, (GP VV), Petar Miletiæ (GP SLS), Jasmina Živkoviæ (GP SLS), Jelena Bontiæ, (GP SLS), Mufera Sinik (GP 6+) dhe Rasim Demiri (GP6+).
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim