Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik ...
, 29.03.2011
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Zenun Pajaziti, kryetar i Komisionit, në mbledhjen e sotme shqyrtoi Strategjinë Legjislative të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2011. Komisioni vendosi që të formojë një grup punues i cili do të bëjë edhe rekomandimet përkatëse. Ndërkaq,Komisioni në mbledhjen e nesërme do të miratojë edhe Planin e Punës së Komisionit.