Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

, 27.04.2011




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Fikrim Damka, kryetar, ka përkrahur në parim dy projektligje. Anëtarët e Komisionit i dhanë mbështetje Projektligjit për Këshillin Ekonomik - Social dhe atij për Organizimin Sindikal, duke i proceduar për miratim në parim në seancë plenare.

Në mbledhje u diskutua edhe për çështje të tjera që lidhen me fushëveprimtarinë e komisionit.
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale