Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...

, 27.04.2011




Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, kryesuar nga Rita Hajzeraj-Beqaj, zv.kryetare e parë e Komisionit, sot mbajti mbledhjen e radhës.

Në fillim, ajo njoftoi anëtarët e Komisionit për aktivitetet që do të shënojnë ditën e sotme, 27 prillin, Ditën e Personave të Pagjetur. Përkitazi me këtë, ajo tha se Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me Komisionin Qeveritar për Persona të Pagjetur ka organizuar disa aktivitete më qëllim të sensibilizimit dhe informimit të opinionit vendor dhe ndërkombëtar, për përkujtimin e viktimave dhe për përshpejtimin e veprimeve të institucioneve në zbardhjen e fatit të më se 1.860 personave të pagjetur. Në vijim, Hajzeraj –Beqaj, njoftoi se Zyra e Kryeministrit dhe Komisioni Qeveritar, e ka ftuar Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione që të marrë pjesë në Akademinë përkujtimore e cila do të mbahet sot në Kinemanë “ABC”, në orën 12:00 kushtuar Personave të pa Gjetur.

Gjatë diskutimit rreth fatit të të pagjeturve, anëtarët e Komisionit edhe në mbledhjen e sotme ngritën shqetësimet e tyre. Ata thanë se në fokus të angazhimeve të Komisionit ka qenë dhe mbetet zbardhja e fatit të personave të pagjetur. Me këtë rast Komisioni edhe në mbledhjen e sotme bëri thirrje për miratimin sa më të shpejtë të Ligjit për Personat e Pagjetur.

Komisioni shqyrtoi edhe disa ankesa dhe peticione të qytetarëve.
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...