Lajmet e fundit
Kryetari Krasniqi së bashku me Komisionin për Buxhet dhe Financa, priti ministrin gjerman Niebel
, 04.05.2011
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi dhe Komisioni për Buxhet dhe Financa, i kryesuar nga Safete Hadërgjonaj, kanë pritur sot në një takim të përbashkët një delegacion të Republikës Federale të Gjermanisë, të kryesuar nga z. Dirk Niebel, ministër për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.
Gjatë takimit, u diskutua gjerësisht për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve dhe parlamenteve, si dhe mundësisë së thellimit të tij në të ardhmen.
Kryetari Krasniqi, duke i uruar mirëseardhje ministrit gjerman dhe delegacionit që e shoqëronte, e falënderoi atë për kontributin dhe ndihmën e vazhdueshme që qeveria dhe populli gjerman kanë dhënë për Kosovën. Duke i potencuar të arriturat në Kuvendin e Kosovës, kreu i legjislativit identifikoi edhe disa objektiva këtij institucioni, me theks të veçantë, mbikëqyrjen e institucioneve nga ana e Kuvendit dhe zbatimin e ligjeve, për të cilat tha se nevojitet ndihma dhe përvoja e vendeve me traditë më të gjatë demokratike. Përkitazi me këtë, ai shtroi nevojën për vazhdimin e ndihmës nga ana e shtetit gjerman.
Ministri gjerman për Zhvillim Ekonomik, Dirk Niebel, bazuar në përvojën e tij parlamentare gjermane, foli për rëndësinë e parlamentit dhe në veçanti, të Komisionit për Buxhet dhe Financa. Ai theksoi se një nga detyrat kryesore të këtij komisioni duhet të jetë kontrolli ndaj qeverisë dhe dërgimi i parave të taksapaguesve në vendin e duhur. Ai theksoi se është me rëndësi të madhe që vendi të ketë një parlament të aftë, si bazë për integrim në BE. Duke shfaqur vullnetin e qeverisë së tij për ta ndihmuar Kosovën në kalimin e tranzicionit dhe integrimin në BE, potencoi edhe rolin thelbësor që duhet ta ketë parlamenti në këtë proces.
Kryetarja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës, Safete Hadërgjonaj, bëri një pasqyrim të punës dhe funksionimit të këtij komisioni, duke potencuar angazhimet kryesore të tij, si: nxjerrja e një legjislacioni me kosto të përllogaritur mirë dhe të përballueshme për buxhetin, si dhe krijimi i një ambienti sa më të volitshëm për zhvillimin e biznesit. Ajo foli gjerësisht për mbështetjen që komisionit i jep organizata gjermane GIZ, që nga viti 2009, në kompletimin e legjislacionit sipas standardeve të Bashkimit Evropian, gjetjen e ekspertëve, trajnimin e stafit etj.
Zëvendëskryetari i parë i komisionit, Naser Osmani, gjithashtu, potencoi nevojën e vazhdimit të ndihmës nga GIZ-i, duke pasur parasysh natyrën specifike të punës së këtij komisioni dhe fazën në të cilën gjendet Kosova sa i përket hartimit të legjislacionit. Ai foli për përkrahjen profesionale që i duhet komisionit, veçanërisht kur bëhet fjalë për disa ligje të natyrës së financave dhe të ekonomisë.
Gjatë takimit, anëtarë të delegacionit gjerman u interesuan për çështje të ndryshme që lidhen me punën e komisionit dhe të Kuvendit në përgjithësi.