Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike
, 18.05.2011
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, kryesuar nga Ali Sadriu, kryetar i Komisionit, pikë e vetme e rendit të ditës ishte shqyrtimi i Raportit të pasqyrave financiare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, për vitin 2010.
Pas prezantimit të raportit nga ana e përfaqësuesve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, si dhe Auditorit Gjeneral Larse Lage Oloffsson, anëtarët e komisionit shprehën shqetësimin e tyre rreth të gjeturave që janë evidentuar nga auditori. Duke e përkrahur raportin në parim, anëtarët e komisionit kërkuan nga përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor të Kosovës që brenda 60 ditësh të rishikojnë gjetjet e auditorit.