Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi u takua me zv/presidentin e Senatit italian, z. Vannino Chiti
, 24.05.2011
Në kuadër të vizitës në Itali, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi dhe delegacioni që e shoqëron, u takua sot pasdite me zv/presidentin e Senatit italian, z. Vannino Chiti.
Duke e falënderuar zyrtarin e lartë italian për gjithë kontributin që Italia ka dhënë për Kosovën, kryetari Krasniqi e ka njoftuar atë me zhvillimet aktuale në Kosovë dhe të arriturat që ajo ka pasur në vitet e fundit. Kreu i Kuvendit e ka njohur zv/presidentin e Senatit edhe me sfidat me të cilat po përballet shteti i Kosovës, duke potencuar në këtë rast problemet në veri të vendit.
Kreu i legjislativit, gjithashtu, ka bërë një pasqyrim të punës dhe përbërjes së Kuvendit të Kosovës.
Edhe në këtë takim kryetari Krasniqi ka kërkuar ndihmën italiane në procesin e integrimit evropian të Kosovës.
Zv/presidenti i Senatit, Vannino Chiti, duke i uruar mirëseardhje kryeparlamentarit Krasniqi dhe delegacionit që ai udhëheq, theksoi se momentet nëpër të cilat po kalon Kosova, kujtojnë momentet e themelimit të Italisë, që, sipas tij, kanë ngjashmëri shumë të madhe.
Integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian, tha z. Chiti, është me rëndësi të madhe jo vetëm për Kosovën, por edhe për Italinë dhe të gjitha shtetet e tjera anëtare të BE-së, por foli edhe për kushtet që duhet plotësuar në këtë proces.
Sa i përket liberalizimit të vizave, ai tha se edhe pse kjo është kompetencë e qeverisë, do të bisedojë me Ministrinë e Punëve të Jashtme, në mënyrë që të krijohen kushte për të ndihmuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.