Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi u takua me ish-anëtarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, z. Earl Pomeroy
, 01.06.2011
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, u takua sot me ish-anëtarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, z. Earl Pomeroy.
Kryekuvendari Krasniqi duke falënderuar fillimisht për vizitën në vend ish-kongresistin amerikan, tha se në Kosovë tashmë ka të arritura të dukshme, porse vendi ballafaqohet akoma edhe me sfida tjera. Megjithatë, ai tha se si shoqëri e re, jemi duke ndërtuar një traditë demokratike, si në jetën institucionale ashtu edhe në atë shoqërore. Duke folur për zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar ai tha se vendi është ballafaquar me disa dobësi, të cilat probleme janë tejkaluar dhe po përpiqemi t’i korrigjojmë.
Kreu i Kuvendit po ashtu përmendi edhe problemet gjatë zgjedhjeve të presidentit të vendit, ndërsa sqaroi se në bazë të një marrëveshje politike, Kuvendi i Kosovës tashmë ka formuar dy komisione, atë për amendamentimin kushtetues si dhe atë për reformën zgjedhore.
“Sa i përket Kushtetutës duhet të bëjmë ndryshime tek kapitulli i presidentit, në mënyrë që presidenti të zgjidhet drejtpërdrejtë nga qytetarët”, tha me këtë rast Krasniqi, duke shtuar më tej se sfidë kryesore për vendin mbetet pjesa veriore e Kosovë. Krasniqi me këtë rast tha se në këtë pjesë ekzistojnë struktura të organizuara kriminale të pushtetit të Serbisë.
Ndërsa, sa i përket procesit të njohjeve ai kërkoi mbështetje të mëtejmë nga ana e SHBA-ve.
Kreu i Kuvendit z. Jakup Krasniqi theksoi se shteti i Kosovës ka krijuar stabilitet në vend dhe rajon dhe se Kosova ka marrëdhënie të mira me vendet fqinje, përveç Serbisë.
Ish-anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, z. Earl Pomeroy, sqaroi se ndjehet i lumtur që ai viziton Kosovën si përfaqësues i kongresistëve demokrat dhe atyre republikan, ndërsa përgëzoi kryetarin e Kuvendit për rizgjedhjen e tij dhe lidership.
Ai tha se gjatë kësaj vizite duhet të punoj me deputetë të sapo zgjedhur të kësaj legjislature, me kryetarët e komisioneve parlamentare, si dhe me zyrtarët e komisioneve. Duke shprehur befasinë për numrin e madh të deputetëve të rinj, ai këshilloi se në zgjedhjet e ardhshme duhet të krijohen më shumë zona zgjedhore, sepse kjo do të rriste përgjegjësinë e deputetëve në raport me qytetarët.
Duke përmendur rastin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me presidentin, ai tha se me këtë rast Kosova ka treguar pjekuri dhe maturi dhe kjo sipas tij ka efekt pozitiv në kuptimin e demokracisë.
Ndërsa, duke shprehur gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar Kosovën, ai tha ka shumë punë për t’u bërë bashkarisht me Kongresin Amerikan në mënyrë që të fuqizohet demokracia në vend, ndërsa shprehu optimizmin e tij se Parlamenti i Kosovës do të ketë rol më të madh në zhvillimet e ardhshme.