Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi mbajti ligjëratë në Universitetin “Pjetër Budi”
, 01.06.2011
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, në një ligjëratë të mbajtur sot para studentëve të Universitetit “Pjetër Budi”, foli për të arriturat dhe sfidat që e presin Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve euro-atlantike.
Me këtë rast, fillimisht fjalën e mori Besim Ajeti, drejtor i Bordit Menaxhues të këtij Universiteti. Ai pasi falënderoi kryeparlamentarin Krasniqi për prezencën e tij, njoftoi se Bordi Menaxhues i Universitetit “Pjetër Budi”, ka vendosur që: “për kontributin e dhënë në luftë dhe paqe”, të ndajë medaljon të artë dhe mirënjohje, për kryetarin e Kuvendit, dr. Jakup Krasniqi.
Ndërkaq, kreu i Kuvendit duke falënderuar studentët dhe profesorët për pritjen që i bënë, uroi ata për sukseset e deri tashme, duke i’u uruar suksese edhe në të ardhmen. Në vijim, gjatë ekspozesë të tij, kryeparlamentari Krasniqi tha se historia e popullit shqiptar për liri dhe çlirim nga pushtimi i gjatë e i egër serb ka qenë e gjatë. Këto përpjekje, tha ai, fillojnë më 1912 dhe mbarojnë më vitin 1999. Ndër ngjarjet historike të së kaluarës, kreu i Kuvendit vuri theksin mbi ngjarjet e vitit ’81. Brezi i ’81-ës, vazhdoi kryeparlamentari, është brezi i idealizmës shqiptare, i cili ka krijuar dy shtylla shumë të rëndësishme për aktivitetet e mëvonshme çlirimtare. Së pari, tha ai, ky brez ka ndikuar në dashurinë dhe respektin për shtetin amë, Shqipërinë dhe bashkimin kombëtar, dhe së dyti, ky brez ka kultivuar dashurinë dhe respektin mes shokëve, duke edukuar tërë brezin në luftën për liri. Nga këto dy shtylla të këtij brezi, vijoi Krasniqi, u krijua UÇK-ja, e cila në bashkëpunim të ngushtë me faktorët më të rëndësishëm ndërkombëtarë të kohës, e bëri realitet shtetin e Kosovës.
Në vijim, kreu i Kuvendit zhvilloi një bashkëbisedim me studentët. Ata, duke shprehur interesimin e tyre për zhvillimet aktuale politike, bënë një varg pyetjesh për kreun e Kuvendit.
Lidhur me bisedimet Kosovë- Serbi, kreu i Kuvendit iu përgjigj atyre se Kosova s’ka rrugë tjetër përpos asaj të integrimit në BE. Ndërkaq, vazhdoi Krasniqi, Serbia ka dy rrugë, atë të BE-së ose Rusinë. Bisedimet vazhdoi ai, janë obligim nga Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme e OKB-së. Duke i konsideruar si të mundimshme dhe të gjata këto bisedime, Krasniqi shprehu bindjen se ato nuk do të jenë të dëmshme për Kosovën. Ai, me këtë rast edhe një herë vuri në pah temat për të cilat nuk do të bisedohet (kufijtë, sovraniteti dhe rregullimin e brendshëm i shtetit).
Duke iu referuar pyetjes së një studenti për punën e EULEX-it dhe raportet me të, Krasniqi u përgjigj se raportet janë të mira dhe duhet të jenë të tilla. EULEX-i, tha Krasniqi, është mekanizëm i BE-së, “aty ku pretendojmë të jem edhe ne”. “Megjithatë ky është mision me përvojë jo të madhe në punën e tij, andaj ka vend për punë më të madhe nga ta”, tha kreu i Kuvendit.
Kryeparlamentari foli edhe për çështjen e veriut të vendit, raportet me FMN-në dhe grevën e veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së.
“Jam i bindur se edhe qytetarët e pjesës veriore do t’i bindet ligjit”, tha Krasniqi dhe potencoi se ata janë të manipuluar nga bandat kriminale dhe Qeveria e Beogradit. Ndërkaq, lidhur me grevën e veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së, Krasniqi tha se gjatë këtij viti do të miratohet ligji, duke shtuar se për të greva s’është zgjidhje. Po ashtu, kryeparlamentari shprehu bindjen se marrëveshja mes Qeverisë dhe FMN-së, nuk do të prishet.