Lajmet e fundit
Delegacioni nga Çekia vizitoi Komisionin për Punë të Brendshme dhe Siguri
, 01.06.2011
Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri nga Dhoma e Deputetëve të Parlamentit të Republikës së Çekisë, të prirë nga Frantisek Bublan, janë takuar sot me anëtarët e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës së Kuvendit të Republikës së Kosovës me qëllim të shkëmbimit të përvojave midis këtyre dy komisioneve parlamentare.
Gjatë këtij takimi Ahmet Isufi kryetar i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, ka njoftuar në detaje delegacionin çek lidhur me përbërjen, angazhimet dhe përgjegjësitë e komisionit parlamentar. Isufi, duke folur fillimisht për gjendjen e sigurisë tha se gjendja në vend është relativisht e mirë, megjithatë situatë e brishtë ekziston në pjesën e veriut të Mitrovicës. Anëtarët e komisionit duke shfaqur shqetësimin e tyre për Veriun e Mitrovicës kritikuan misionin e EULEX-it që sipas tyre nuk kanë shënuar akoma ndonjë efikasitet në zgjidhjen e kësaj çështje. Tutje u sqarua se Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri ka bashkëpunim të mirë me institucionet relevante, me theks të veçantë mbikëqyrë dhe kontrollon punën e Qeverisë së vendit.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të komisionit homolog çek sa i përket Forcës së Sigurisë së Kosovës, anëtarët e Komisionit parlamentar të Kuvendit të Kosovës, sqaruan se FSK-ja ka bashkëpunim të mirë më KFOR-in dhe se gjatë vitit 2013 do të përfundojë infrastruktura ligjore për këtë forcë, meqë do të procedohen dy ligje për FSK-në.
Përfaqësues të Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri nga Dhoma e Deputetëve të Parlamentit të Republikës së Çekisë, shtruan pyetje të shumta për anëtarët e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, me theks të veçantë për bashkëpunimin që ka ky komision me KFOR-in, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe institucionet tjera relevante.