Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme
, 08.06.2011
Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Albin Kurti, kryetar i komisionit,në fillim të rendit të ditës kishte miratimin e propozimit lidhur me inicimin e krijimit të Institutit Kombëtar të Diasporës, për të cilin ishte përgatitur edhe një draft propozim. Pas shqyrtimit të gjerë, Komisioni vendosi që për këtë çështje të debatojë edhe në një mbledhje të ardhshme.
Në vijim u shqyrtua çështja e mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve nga fushë veprimtaria e këtij Komisioni. Me këtë rast u formua një grup punues, i cili pas monitorimit të zbatimit të Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe shërbimit diplomatik të Republikës së Kosovës do të përgatisë një raport për këtë Komision.