Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

, 07.06.2011




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të cilën e kryesonte zonja Myzejene Selmani, u shqyrtuan tri projektligje, si vijon shqyrtimi i Projektligjit nr.04/L-006 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-123 për shoqëritë tregtare, me Raportin e Komisionit funksional-Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, dhe Industri, shqyrtimi i Projektligjit nr.04/L-007 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-069 për akreditim, me Raportin e Komisionit funksional- Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, dhe Industri, shqyrtimi i Projektligjit nr.04/L-020 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-047 për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës, në parim në cilësinë e Komisionit funksional.

Pas një shqyrtimi të gjithanshëm anëtarët e Komisionit kanë mbështetur procedimin e mëtejmë të dy Projektligjeve (për miratim) në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Përndryshe në të njëjtën mbledhje të Komisionit nën pikën shqyrtimi i Projektligjit nr.04/L-020 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-047 për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës, në parim në cilësinë e Komisionit funksional, anëtarët e Komisionit kanë marrë vendim që për këtë projektligj të formojë Grupin punues të kryesuar nga deputeti Albert Kinolli.

Në të njëjtën mbledhje anëtarët e Komisionit njëherit kanë shqyrtuar edhe listën e ekspertëve nga fusha e të drejtave të njeriut, komuniteteve pakicë dhe barazi gjinore, të cilën e përkrahën në tërësi.
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim