Lajmet e fundit

Kryekuvendari, dr. Jakup Kasniqi , mbajti një mbledhje me kryetarët e komisioneve parlamentare

, 09.06.2011




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, kishte sot një mbledhje me kryetarët e komisioneve parlamentare, temë themelore e së cilës ishte përshpejtimi i shqyrtimit dhe miratimit të ligjeve. Në këtë mbledhje merrnin pjesë edhe nënkryetarët e Kuvendit: Xhavit Haliti e Sabri Hamiti. Në fjalën hyrëse kryekuvendari Krasniqi shtroi nevojën e një dinamike më të shpejtuar të komisioneve në shqyrtimin dhe miratimin e ligjeve. Në vijim kryetarët e komisioneve paraqitën raporte shkoqitëse për ecuritë e shqyrtimeve të projektligjeve, duke u angazhuar për një punë edhe më këmbëngulëse në komisione, që do të ketë si fryt procedimin sa më të shpejtë të projektligjeve për shqyrtim e miratim në Kuvend.
Kryekuvendari, dr. Jakup Kasniqi , mbajti një mbledhje me kryetarët e komisioneve parlamentare