Lajmet e fundit
Nga Komisioni për Bujqësi ...
, 15.06.2011
Dëgjimi publik është mundësi e veçantë për përfaqësuesit e institucioneve përkatëse, organizatave joqeveritare, ekspertëve, dhe përfaqësuesve nga bota akademike, shoqatat e ndryshme dhe grupet e interesit që të ofrojnë vërejtjet dhe rekomandimet e tyre për projektligjin. Kështu tha kryetari i Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, në hapje të diskutimit gjatë dëgjimit publik organizuar nga Komisioni lidhur me Projektligjin për kadastër.
Ndërkaq, Liburn Aliu, nënkryetar i Komisionit dhe kryesues i grupit punues për këtë projektligj, pasi përshëndeti të pranishmit, duke paraqitur qëllimin e këtij dëgjimi të organizuar nga Komisioni tha: “Projektligji për kadastër, është një ndër ligjet më të rëndësishme që do të miratojë Kuvendi, sepse rregullon një ndër fushat më të rëndësishme të shoqërisë”. Qëllimi ynë, vijoi Aliu, është të nxjerrim një ligj i cili do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve, andaj tha ai, ballafaqimi i opinioneve lidhur me të do të ndikoj në nxjerrjen e një ligji i cili do të jetë në të mirën e qytetarëve të vendit tonë. Ai në vijim i njoftoi të pranishmit për ecurinë e deritashme lidhur me amendamentimin e projektligjit, dhe i luti ata që rekomandimet, vërejtjet dhe sugjerimet që kanë t’ia ofrojnë Komisionit deri në fund të javës.
Pjesëmarrës në këtë debat ishin përfaqësuesit e komunave nga: Prishtina, Besiana, Mitrovica, Shtërpca dhe Kamenica, përfaqësuesit e Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, përfaqësuesi i Shoqatës së Gjeodetëve të Licencuar dhe shefi i Agjencionit Kadastral të Kosovës, Hajzer Bublaku.
Duke folur për rëndësinë e miratimit të Ligjit për kadastër, përfaqësuesit nga komunat sollën fakte për vështirësitë që kanë aktualisht në kryerjen e punëve në mungesë të ligjit. Përfaqësuesi nga Komuna e Kamenicës, foli për një kontest pronësie shumë specifik në këtë komunë, i cili daton që nga viti 1938. Në mungesë të një ligji të mirëfilltë, tha ai, kemi lëndë të pambaruara pronësie që datojnë me dekada.
Edhe shefi i Agjencionit Kadastral të Kosovës, Hajzer Bublaku, foli për projektligjin, i cili ndër tjera tha se qëllimi i ligjit është të definohen raportet institucionale në mes të zyrave komunale dhe Agjencionit Kadastral të Kosovës. Ai në vijim tha se ky ligj është obligim edhe nga Këshilli i Evropës (KE), nga i cili, sqaroi Bublaku, do të përfitohen donacione që do të shfrytëzohen në interes të qytetarëve.
Në fund të debatit të pranishmit unanimisht u shprehën se Projektligji për kadastër është mbështetur në përvojat më të mira të BE-së dhe është i pranueshëm për ta.
Ata po ashtu u zotuan se do të bashkëpunojnë ngushtë me Komisionin gjatë fazës së amendamentimit, duke dhënë kontributin e tyre në grupin punues.