Lajmet e fundit
Vazhdimi i Mbledhjes së Kuvendit
, 17.06.2011
Mbledhja plenare e Kuvendit të Kosovës ka vazhduar punimet edhe gjatë ditës së sotme të kryesuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit (një pjesë e seancës u kryesua nga nënkryetari i Kuvendit, z. Xhavit Haliti) në të cilën u shqyrtua Propozim-korniza Afatmesme të Shpenzimeve, për vitin 2012-2014.
Gjatë shqyrtimit të Propozim-kornizës afatmesme të shpenzimeve, për vitin 2012-2014, deputetët opozitar kanë kritikuar qeverinë e vendit duke theksuar se dokumenti në fjalë nuk përkon me realitetin e krijuar në vend.
Deputetët nga radhët e opozitës paraqitën shqetësimet e tyre duke konkluduar me këtë rast se vendi mund të pësojë krizë ekonomike si rezultat i qeverisjes aktuale.
Deputetët gjatë shqyrtimit të kësaj pike kanë përmendur edhe prishjen e marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar, ndërkaq u tha se niveli i varfërisë në Kosovë nuk pritet të shënojë ulje edhe në tri vjetët e ardhshme.
Me tej disa nga deputetët duke e mbështetur dhe vlerësuar kornizën afatmesme të shpenzimeve, për vitin 2012-2014, theksuan se ky dokument duhet të ripunohet dhe se dy opsionet që janë prezantuar nga Qeveria e Kosovës duhet të hartohen në një dokument unik dhe të bazohen më qartë politikat zhvillimore.
Ndërsa, ministri i Financave z. Bedri Hamza duke iu përgjigjur kritikave të deputetëve sqaroi se dokumenti në fjalë sikurse në të gjitha vendet tjera do të rishikohet dhe do të rifreskohet. Hamza tha se në këtë dokument nuk ka pasur mundësi të evidentohen edhe ngjarjet që janë zhvilluar së fundi në vend. Ai ndër të tjera vlerësoi se në vend ka pasur rritje ekonomike dhe duke iu referuar Raportit të Progresit ai tha se vendi ka arritur të përmbush planin e të hyrave.
Hamza po ashtu ka shfaqur shpresën se Kosova shumë shpejt do të jetë pjesë e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ministri Hamza tha se gjatë vitit 2010 ka pasur rritje ekonomike dhe hapje të tregut të punës.
Me këtë rast ai shtoi se Kosova do të vazhdojë me rritje ekonomike dhe se do të ketë një trend pozitiv të të hyrave.
Deputetët gjatë debatit rreth shqyrtimit të propozim-kornizës Afatmesme të Shpenzimeve, për vitin 2012-2014, kërkuan më shumë fonde për sektorin e shëndetësisë, bujqësisë, ambientit, etj, e cila kërkesë nga ana e ministrit u vlerësua si shumë e drejtë, por që sipas tij të gjitha këto duhet të bëhen brenda mundësive reale.
Ndërsa, krejtësisht në fund duke kërkuar përkrahjen e deputetëve për propozim-kornizën afatmesme të shpenzimeve, për vitin 2012-2014, tha se ky dokument ka nevojë të përmirësohet, në mënyrë që t’i bashkëngjiten edhe të dhënat tjera dhe zhvillimet më të reja duke shtuar se dokumenti do të rishikohet gjatë muajit korrik.
Në vijim të mbledhjes deputetët kanë shqyrtuar edhe raportin vjetor të punës të Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit, për vitin 2010, të cilin raport e mbështetën.
Krejtësisht në fund deputetët me shumicë votash kanë emëruar edhe anëtarët të bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Ejup Qerimin anëtar, dhe Ymer Havollin kryesues të bordit.
Deputetët po ashtu me shumicë votash kanë emëruar edhe Ylber Aliun, anëtar të Komisionit Shqyrtues në Zyrën e Rregullatorit për Ujëra dhe Mbeturina.