Lajmet e fundit

Kryekuvendari dr. Jakup Krasniqi mori pjesë në varrimin e deputetes Nekibe Kelmendi

, 20.06.2011




Në lamtumirën e fundit të deputetes së Kuvendit të Kosovës, Nekibe Kelmendi, mori pjesë edhe kreu i Kuvendit të Kosovës.

Në varrimin e të ndjerës Kelmendi, përpos përfaqësuesve më të lartë të shtetit, morën pjesë edhe ambasadorë të shumtë të akredituar në Kosovë.

Me këtë rast, kreu i Kuvendit së bashku me Kryesinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, vunë kurorë lulesh mbi varrin e deputetes Nekibe Kelmendi.
Kryekuvendari dr. Jakup Krasniqi mori pjesë në varrimin e deputetes Nekibe Kelmendi