Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
, 21.06.2011
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga kryetarja Safete Hadërgjonaj, ka përkrahur dy projektligje me amendamente të komisioneve funksionale dhe ka miratuar amendamentet e grupit punues të komisionit për një projektligj tjetër.
Komisioni shqyrtoi amendamentet e propozuara nga komisionet funksionale për Projektligjin për Këshillin Ekonomiko-Social dhe atë për bashkëpunim ndërkomunal dhe partneritete, duke konstatuar se ato nuk përmbajnë implikime buxhetore.
Në këtë mbledhje u shqyrtuan dhe u miratuan një për një 23 amendamentet e grupit punues të komisionit për Projektligjin për sigurimin e detyrueshëm nga autopërgjegjësia.