Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

, 22.06.2011




  •  
  • Projektligjet e sponsorizuara nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), të cilat janë në procedurë, planet dhe prioritetet e përcaktuara nga kjo ministri për vitin 2011 dhe gjendja në Institutit e Shtimes, ishin tema rreth të cilave ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, ka folur sot në Komisionin për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës.
  •  
  • Në prezantimin e tij para anëtarëve të komisionit, ministri Rashiq, përmendi një varg projektligjesh të cilat janë përgatitur nga ministria që ai udhëheq. Me theks të veçantë, ai foli për Projektligjin për vlerat e luftës dhe atë për pensionet, të cilat i konsideroi të një rëndësie të veçantë dhe që, sipas tij, pritet që shumë shpejt të miratohen në Qeveri e pastaj të procedohen në Kuvend.
  •  
  • Duke folur për sfidat dhe prioritetet e ministrisë, Rashiq veçoi çështjen e papunësisë dhe foli për hapat që MPMS-ja ka ndërmarrë për zbutjen e saj.
  •  
  • Gjendja në Institutin e Shtimes ishte çështje tjetër diskutimi në komision. Duke e konsideruar si veprimtari të ndjeshme kujdesin ndaj personave në nevojë, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale bëri një përshkrim të gjendjes në Institutin e Shtimes, duke përmendur veprimet që kjo ministri ka ndërmarrë për përmirësimin e kushteve në këtë qendër.
  •  
  • Anëtarët e komisionit, ndërkaq, shtruan një varg pyetjesh në adresë të ministrit. Ata kërkuan sqarime shtesë për gjendjen në këtë Institut dhe trajtimin e punëtorëve të tij, ndërsa shtruan pyetje rreth çështjes së pensioneve në Zvicër të qytetarëve të Kosovës, zbatimin e Ligjit të punës etj. 
  •  
  • Ministri Nenad Rashiq dha informacionet e nevojshme në pyetjet dhe çështjet e ngritura nga ana e deputetëve.
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale