Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit Ad Hoc për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Komisionit të Pavarur për Medias
, 24.06.2011
Komisioni Ad Hoc për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Komisionit të Pavarur për Media (KPM) ka bërë sot përzgjedhjen e katër kandidatëve për anëtarë të këtij Këshilli, prej tetë të propozuarve nga ana e KPM-së.
Fillimisht, nën udhëheqjen e kryetarit të Kuvendit, dr. Jakup Krasniqi, u bë konstitutimi i Komisionit Ad Hoc, i përbërë nga përfaqësuesit e subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend. Kryesuesi i Komisionit, Berat Buzhala, procedoi me votimin e fshehtë për kandidatët e propozuar, nga të cilët, më së shumti vota morën: Sadija Nikshiq, Xhavit Shala, Ramë Bajraktari dhe Hamdi Podvorica.
Lista e kandidatëve të përzgjedhur do t’i procedohet Kuvendit për votim.