Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi mori pjesë në mbledhjen e Kuvendit të OEK-ut
, 24.06.2011
Oda Ekonomike e Kosovës mbajti sot mbledhjen e Kuvendit të saj.
Me ftese të kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, z. Safet Gërxhaliu, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dr. Jakup Krasniqi, ishte i ftuar i nderit, të mbante fjalën e hapjes së punimeve të këtij Kuvendi.
Në fjalën e tij Kryeparlamentari Krasniqi theksoi se fronti ekonomik, aktualisht përbën prioritetin parësor dhe nyjën e zgjidhjes së një varg vështirësish nëpër të cilat po kalon vendi ynë.
“Zhvillimi i ndërmarrësisë private, nëpërmjet të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, rritja e produktivitetit, shfrytëzimi i potencialit tonë të kualifikuar e aplikimi i teknologjive të reja, do të sigurojnë qëndrueshmërinë e tyre, pushtimin e tregut dhe perspektivën ekonomike të Kosovës”, tha midis të tjerave kreu i Kuvendit të Kosovës.