Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...

, 28.06.2011




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme shqyrtoi dhe miratoi në parim Projektligjin për markat tregtare, Projektligjin për dizajn industrial dhe Projektligjin për patenta.

Sipas propozimit të kryetarit të Komisionit, Zenun Pajaziti, Komisioni zgjodhi edhe kryesuesit e grupeve punuese për këto projektligje.

Po ashtu, në këtë mbledhje u vlerësua se Komisioni ka përmbushë obligimet e veta ndaj Planit të veprimit të Kuvendit të Kosovës për Integrime Evropiane për vitin 2011.

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...