Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media

, 29.06.2011




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Idriz Vehapi, kryetar i Komisionit, u shqyrtua Projektligji për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës para miratimit në parim. Gjatë debatit anëtarët e Komisionit theksuan se Projektligji ka disa paqartësi, mospërputhshmëri, disa lëshime gjuhësore e teknike. U tha po kështu se është e nevojshme që të bëhen disa saktësime në disa nene. Komisioni formoi edhe një grup punues , i cili do të angazhohet më gjerësisht për plotësime e përmirësime të tekstit të Projektligjit. Pas debatit anëtarët e Komisionit përkrahën në parim këtë Projektligj.

Në vijim Komisioni përkrahu Raportin mbi përmbushjen e sfidave të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të dala nga Raporti i Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën i vitit 2010 dhe e procedoi për shqyrtim të mëtejmë në Komisionin për Integrime Evropiane të Kuvendit.

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media