Lajmet e fundit
Pjesëmarrës të Konferencës së Liderëve të Rinj Evropianë, vizituan Kuvendin e Kosovës
, 29.06.2011
Mbi 50 pjesëmarrës të Konferencës XI të Liderëve të Rinj Evropianë (Forumi Atlantik - Brucke), kanë vizituar sot Kuvendin e Republikës së Kosovës, me ç'rast janë pritur në një takim nga kryetari i Kuvendit, dr. Jakup Krasniqi.
Duke iu uruar mirëseardhje, kryetari Krasniqi i njoftoi ata me detyrat dhe përgjegjësitë e Kuvendit të Kosovës. Krasniqi theksoi se Kosova është duke ndërtuar shtetin e saj demokratik, i cili ka prodhuar stabilitet në rajon.
Mysafirët, më pas u njohën me ambientin, strukturën, funksionimin dhe punën e Kuvendit.