Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi mori pjesë në përurimin e monografisë “Kosova”

, 30.06.2011




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka marrë pjesë në një ceremoni të organizuar sot nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës (ASHAK), me rastin e përurimit të vështrimit monografik "Kosova".

Gjatë një fjale rasti para të pranishmëve, kreu i Kuvendit i përgëzoi hartuesit e kësaj monografie, të cilët, siç tha ai, kanë derdhur dijen dhe mundin e tyre, për t'iu dhënë shqiptarëve dhe të tjerëve, njohuritë e përgjithshme për historinë dhe gjeografinë jetësore të vendit e të kombit tonë. Ai shfaqi bindjen që në të ardhmen, Akademia dhe akademikët do t'u dhurojnë qytetarëve një enciklopedi, e cila do ta shkruajë të vërtetën për vendin tonë dhe historinë e kombit tonë, e nuk do t'i ndjekë rrugët e enciklopedive të hartuara nga disa akademi fqinje, që me përbuzje flasin për kombin shqiptar.

"Me këtë punë ne duhet t'i përmbysim ato qëndrime antishkencore që janë thënë në të kaluarën e mund të thuhen edhe sot në ndonjë enciklopedi, për popullin dhe vendin tonë", theksoi kryeparlamentari Krasniqi.

Kryetari i ASHAK-ut, Besim Bokshi dhe njëri nga kryeredaktorët e monografisë, Rexhep Ismaili, folën gjerësisht për përmbajtjen dhe rëndësinë këtij vështrimi monografik.

Kryeparlamentari Krasniqi mori pjesë në përurimin e monografisë “Kosova”