Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi ngushëllon familjen Dervishi

, 01.07.2011




E nderuara familje Dervishi,


Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e veprimtarit, shkrimtarit dhe publicistit të mirënjohur, Teki Dervishi.


Vdekja e Teki Dervishit është humbje e madhe për familjen, për letrat shqipe dhe për të gjithë ne.


Teki Dervishi ishte një nga krijuesit më të spikatur të letërsisë dhe publicistikës shqiptare. Kontributi dhe qëndresa e tij e pamposhtur në burgjet famëkëqija të Jugosllavisë titiste e bëjnë atë shembull për brezat se si duhet atdheu.


Shëmbëlltyra dhe vepra e tij do të kujtohen vazhdimisht me respekt të veçantë.


Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emërin tim përsonal Ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta.

Kryekuvendari Krasniqi ngushëllon familjen Dervishi