Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
, 05.07.2011
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të cilën e kryesonte zonja Myzejene Selmani, nënkryetare e parë e Komisionit, janë shqyrtuar gjithsej tri Projektligje si vijon: Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.2005/5 për themelimin e regjistrit për të drejtat në pasurinë paluajtshme be. 04/230/L-009 me Raportin e Komisionit funksional për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapsinor, me amendamente, Shqyrtimi i Projektligjit për mbrojtje nga zjarri nr.04/L-012, me Raportin e Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK, me amendamente, shqyrtimi i Projektligjit nr.04/L-002 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-010 për noterinë, me Raportin e Komisionit funksional të Shëndetësisë, me amendamente si dhe shqyrtimi i Projektligjit për Organizimin Sindikal, me Raportin e Komisionit funksional për Shëndetësi, Punë dhe Përkujdesje Sociale, me amendamente.
Pas një shqyrtimi të gjithanshëm anëtarët e Komisionit kanë përkrahur procedimin e mëtejmë të katër Projektligjeve (për tu miratuar) në Kuvendin e Republikës së Kosovës.