Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisonit për amendimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës
, 06.07.2011
Komisioni për amendimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, i kryesuar nga kryetari i Komisionit, z. Haki Demolli, sot mbajti mbledhje dhe pikë kryesore e diskutimit ishte : konstituimi i Grupit të punës për amendimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës.
Në mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e OSBE-së, me në krye kryetarin e Misionit në Kosovë, ambasadorin Werner Almhoferom, përfaqësuesit e ICO-së, të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadës të Britanisë së Madhe, të USAID-it, ECLO-së, si dhe përfaqësuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të KIPRED-it dhe Demokracia në Veprim.
Në vazhdim, u konstituua edhe Grupi i punës për amendimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, në përbërje të të cilit janë gjithsej njëzetekatër anëtarë, me në krye zonjën Valdete Daka.
Grupi i punës për amendimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, do të duhej që punën e vet ta përqendrojë në tri faza dhe ta përmbyllë në afatin prej 12 muajsh.