Lajmet e fundit
Nga aktivitetet e Komisionit për Bujqësi...
, 08.07.2011
Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara për shqyrtimin e Projektligjit për verërat, Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor i Kuvendit të Kosovës, të prirë nga kryetari, Nait Hasani, kanë vizituar prodhuesit e verës dhe Shoqatën e Verëtareve në Rahovec dhe Suharekë.
Anëtaret e Komisionit ua kanë prezantuar atyre projektligjin, dhe i kanë ftuar që të kontribuojnë me vërejtjet dhe sugjerimet e veta. Ata, po ashtu u zotuan se të gjitha vërejtjet dhe rekomandimet që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe interesat e prodhuesve, do të shqyrtohen gjatë fazës së amendamentimit të Projektligjit.
Prodhuesit e verës, ndërkaq, duke shprehur mirënjohje për vizitën dhe gatishmërinë që po tregon Komisioni për shqetësimet e tyre, premtuan bashkëpunim të ngushtë me Komisionin.
Gjatë kësaj vizite, Komisioni vizitoi bodrumin e verës, "Agrokosova Holding ShPK" në Suharekë, bodrumin e vjetër në Rahovec, bodrumin "Stone Castle" dhe bodrumin familjar "Daka" në Rahovec.