Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi priti ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, z. Hans-Dieter Steinbach

, 11.07.2011




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, kishte sot një takim lamtumirës me ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, z. Hans-Dieter Steinbach. Me këtë rast Z. Steinbach e falënderoi kryekuvendarin Krasniqi për pritjen, si dhe për bashkëpunimin shumë të frytshëm në mes Parlamentit dhe Ambasadës gjermane. Ndërkaq, duke folur për çështjen e legjislacionit, ai vlerësoi lart punën rreth miratimit të ligjeve, sidomos nga Pakoja e Ahtisarit. Ambasadori gjerman u shpreh se Kosova tashmë ka arritur stabilitetin e vet si shtet. Në përmbyllje të fjalës së tij, Z. Steinbach, tha se marrëdhëniet në mes Gjermanisë dhe Kosovës janë shumë të mira dhe do të forcohen edhe më.

Kryetari i Kuvendit Krasniqi e falënderoi ambasadorin gjerman për ndihmën që dha në bashkëpunimin dhe mbështetjen e Kuvendit të Kosovës, si dhe të institucioneve tjera të vendit, duke shprehur bindjen se bashkëpunimi i shumë i mirë ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Parlamentit të Gjermanisë, do të vazhdojë të thellohet edhe në të ardhmen.

Kryekuvendari Krasniqi priti ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, z. Hans-Dieter Steinbach