Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi nesër nis vizitën në Bruksel

, 11.07.2011




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Parlamentin Evropian në Bruksel nga 12 deri më 14 korrik 2011.

Të mërkurën, më 13 korrik, z. Krasniqi do të takohet me z. Eduard Kukan, kryetar i Delegacionit për marrëdhënie me Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën. Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryetari i Kuvendit të Kosovës pritet të takojë edhe anëtarë tjerë të Parlamentit Evropian.

Kryetari Krasniqi do të shoqërohet nga Bilall Sherifi, këshilltar i lartë politik dhe Skender Reçica, këshilltar për protokoll dhe marrëdhënie ndërkombëtare.

 

Kryekuvendari Krasniqi nesër nis vizitën në Bruksel