Lajmet e fundit
Nga Komisioni për Bujqësi ...
, 13.07.2011
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor të Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Nait Hasani kryetar i Komisionit, u shqyrtua Projektligji për verërat dhe Projektligji për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e duhanit.
Pas shqyrtimit të amendamenteve të paraqitura nga grupi punues dhe ekspertët e kësaj fushe, Komisioni vendosi që Projektligji për verërat të procedohen tutje, përkatësisht, për në leximin e dytë, ndërkaq, Projektligji për prodhimin grumbullimin përpunimin dhe tregtimin e duhanit, në lexim të parë.