Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion

, 22.08.2011




Grupe punuese për amendamentimin e 5 projektligjeve.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës , të kryesuar nga Arben Gashi, kryetar i Komisionit, u shqyrtuan Projektligji për përgjegjësinë e personave juridik për vepra penale, Projektligji për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë, Projektligji për mbrojtjen e informatorëve,Projektligji për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik dhe  Projektligji për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet penale, të cilat tashmë kanë kaluar në leximin e parë në Kuvend. Komisioni formoi grupet punuese, të cilat do të bëjnë amendamentimin e tyre.

Ndërkaq, u përkrahën raportet me amendamente të komisioneve funksionale në Projektligjin për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, nr. 04/L-27dhe në Projektligjin nr. 04 / L-39 për kërkesat teknike për produkte dhe vlerësim të konformitetit. Pas shqyrtimit të   aplikacioneve për drejtor të Agjencisë Kundër Korrupsionit, Komisioni vendosi të ftojë konkurruesit në intervistim.

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion