Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion
, 12.09.2011
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion, kryesuar nga Arben Gashi, kryetar i komisionit, u diskutua për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin ligjit për përfitimin e ish zyrtarëve të lartë. Me këtë rast anëtarët e Komisionit pas disa dilemave që shtruan rreth këtij projektligji, u dakorduan që të vazhdohet më procedim të mëtejme, me ç‘rast formuan grup pune.
Më tej anëtarët e komisionit përkrahën edhe Projektligjin për nisma legjislative, i cili mund të procedohet më tej.
Anëtarët e Komisionit gjatë mbledhjes së sotme përkrahën edhe raportin me amendamentet e komisionit funksional të Projektligjit për zjarrfikje dhe shpëtim, ndërsa përkrahjen e anëtarëve të komisionit me një rekomandim shtesë e mori edhe raporti me amendamente i komisionit funksional të Projektligjit për Riorganizimin e ndërmarrjeve te caktuara dhe pasuritë e tyre.