Lajmet e fundit
Teuta Sahatçia u takua me këshilltaren e Lartë për çështje Gjinore nga UNDP, znj. Jocelyne Talbot
, 16.09.2011
Kryetarja e Grupit të Grave Deputete, znj. Teuta Sahatçia, u takua sot me këshilltaren e Lartë për çështje Gjinore nga UNDP, znj. Jocelyne Talbot, eksperten për koordinim me OKB, znj. Nora Loxha Sahatçiu, si dhe drejtorin e projekteve(PSDP) nga UNDP z. Selim Selimi, me të cilët u diskutua për gjetjen e modaliteteve adekuate për ngritjen e shkallës së përfshirjes së gruas në të gjithë sektorët e jetës, si dhe dinamizimin e trajtimit të çështjeve gjinore . Znj Sahatçia theksoi rolin e rendësishëm të UNDP-së dhe UNKT-së në zhvillimin e kapacitetit të GGD-së për t'i adresuar dhe trajtuar çështjet gjinore në mënyrë përmbajtësore. UNDP dhe UNKT do të përkrahin Grupin e Grave Deputete në hartimin e Strategjisë dhe një Plani të Veprimit gjithpërfshirës për aplikimin e kuotës gjinore, me qëllim të sigurimit të përfaqësimit të gruas dhe fuqizimit të saj në pozita vendimmarrëse.
Në takim u theksua roli i deputeteve të Kuvendit të Kosovës në trajtimin e ligjeve, draftimin, monitorimin dhe buxhetimin e tyre duke pasur parasysh gjithmonë edhe perspektivën gjinore, në favor të avancimit të funksionimit të demokracisë në institucionet qeveritare dhe në të gjitha nivelet tjera.
UNDP dhe UNKT, duke konstatuar se ka nevojë të promovohet më tepër puna e deputeteve, premtuan përkrahje për deputetet, sidomos në lëmin e marrëdhënieve me publikun, komunikimin me mediat, organizimin e konferencave etj. Në veçanti këto organizata do të angazhohen të promovojnë efektet pozitive që ka sjellë aplikimi i kuotave, fuqizimi i pozitës së gruas, si dhe rëndësia e vazhdimit të këtijë procesi, i cili do të shtojë vlerat civilizuese në shoqërinë kosovare.