Lajmet e fundit
Nga Komisioni për Bujqësi ...
, 20.09.2011
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor të Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Nait Hasani kryetar i Komisionit, u shqyrtua Projektligji për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e duhanit.
Pas shqyrtimit të amendamenteve të cilat i paraqiti kryesuesja e grupit punues, Sevdie Lama, Komisioni vendosi që Projektligji për prodhimin grumbullimin përpunimin dhe tregtimin e duhanit të procedohet tutje sipas Rregullores së Kuvendit për shqyrtim final nga ana e deputetëve.
Në këtë mbledhje, Komisioni diskutoi edhe për Projektligjin për Hoçën e Madhe, përkatësisht amendamentet shtesë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Lidhur me këtë, Komisioni vendosi që këto amendamente të shqyrtohen në mbledhjet vijuese të grupit punues.