Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

, 21.09.2011




Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, ka shqyrtuar sot dy projektligje me raporte të komisioneve funksionale dhe amendamentet e grupeve punuese të komisionit për dy projektligje të tjera. Kësisoj, komisioni, pas shqyrtimit, iu dha përkrahje Projektligjit për nisma legjislative dhe atij për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shtetësinë e Kosovës, me raportet me amendamente të komisioneve funksionale.

Komisioni, përkrahu edhe amendamentet e grupit të punës në Projektligjin për akcizën në produktet e duhanit dhe ato në Projektligjin për partneritet publiko-privat, me përjashtim të amendamentit pesë, për të cilin u dakordua që të shqyrtohet serish në mbledhjen e ardhshme.

Në këtë mbledhje, të cilën e udhëhoqi kryetarja Safete Hadërgjonaj, u njoftua edhe për vizitën që komisioni do të zhvillojë në Parlamentin Evropian në fillim të tetorit.

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa